Aktualitet

Akuzohet se postoi fotot intime të 27-vjeçares që vrau veten, nis seanca gjyqësore për Altin Çokun (DËSHMIA)

Në seancë mësohet se Çoku ka vijuar të këmbëngul se foton intime nuk e ka publikuar ai.

15 Shkurt 2024, 10:00 Nga DOSJA
Akuzohet se postoi fotot intime të 27-vjeçares që vrau veten,
altin coku

TIRANA- Ka nisur seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut, i cili akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes një 27-vjeçarare në Kamëz pak ditë më parë. Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami.

Në seancë mësohet se Çoku ka vijuar të këmbëngul se foton intime nuk e ka publikuar ai.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”, tha ai.

Kujtojmë se një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz. Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok".

altin coku kamza

Sondazh

Poll