Aktualitet

“E pashë Gaz Muçën duke hipur në kalë, rrëfimi për ngritjen e të fortit të Tiranës.

Sipas dëshmive të atyre që kanë jetën e zhvillimit të asaj periudhe tranzicioni, Tirana e viteve të para nuk kishte banda të mirëfillta, por grupi “të fortë” me autoritet brenda lagjeve të tyre.

14 Shkurt 2024, 21:50 Nga r.ll
“E pashë Gaz Muçën duke hipur në kalë,
foto ilustruese

TIRANË- Dy nga zonat më të gjalla për popullatën në atë kohë ishin Rruga Bardhyl dhe ish restorant Durrësi. Në këto lagje, u evidentuan grupet e para dhe më të forta të Tiranës që ishin në rivalitet mes tyre. Grupet kryesoheshin nga Gaz Muça i Rrugës Bardhyl dhe Naim Zyberi i ish-restorant Durrësit.

“Ishin dy fenomene të dy lagjeve, që në lagjet e tyre ishin të parët që gjelat e lagjeve do të shkonin në përplasje dhe përplasje ishte fatale”, u shpreh Shkëlqim Hajdari, ish-prokuror.

“Unë e kisha parë vetë Gazmend Muçën hipur mbi një kalë dhe që ecën rrugëve, mes rrugëve Bardhyl dhe rrugës së spitaleve. Bashkë me moshatarët e mi thoshim ç'është ky djalë simatik i bukur i pashëm dhe që ecën serbë dhe si bën syri tërrc”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Sipas dëshmive të atyre që kanë jetën e zhvillimit të asaj periudhe tranzicioni, Tirana e viteve të para nuk kishte banda të mirëfillta, por grupi “të fortë” me autoritet brenda lagjeve të tyre. Disa të tjera “gangësterë” të parë të demokracisë, nisin të mbledhin rreth vetes problematik për krijimin e grupeve të tyre. Këto formacione të ndryshme, më shumë kishin si qëllim që të tregonin “burrërinë”, forcën e tyre, sesa të merreshin me trafikun apo krimin e sofistikuara.

“Unë e them edhe sot që Gaz Muça nuk mund të ishte bandë për Shqipërinë e asaj kohe. Ai pas 20 mund të bëhej bandë por ky është hamendësim. Tirana funksiononte me të fortët e lagjes dhe çdo lagje kishte të fortë të saj dhe Gaz Muça ishte më i forti i fortë” , u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

“Nuk mund të quheshin organizata kriminale në atë kohë ishin grupimet kriminale deri në '90 që ishin për akte vagabondash e pastaj filluan të ishin grupe me veprimtari në bashkëpunim e pastaj u bëni grupe të strukturuara e pas viteve 2000 këto mund të organizatave të mirëfillta. kriminale” , u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Marrë nga Top Channel.

tirane gaz muca

Sondazh

Poll