Bota

BE-ja miraton planin operacional në Detin e Kuq/ Luftanijet do t`i përgjigjen sulmeve të Huthit

Qëllimi i operacionit është të kontribuojë në sigurinë detare përgjatë korsive kryesore detare në një zonë që përfshin Gjirin e Adenit, Detin Arabik, Gjirin e Omanit dhe Gjirin Persik.

14 Shkurt 2024, 17:16 Nga S.N
BE-ja miraton planin operacional në Detin e Kuq/ Luftanijet do t`i
Foto Ilustrim

BRUKSEL- Është miratuar planifikimi operacional dhe rregullat e angazhimit të misionit europian “Mburoja” në Detin e Kuq. Qëllimi i operacionit është të kontribuojë në sigurinë detare përgjatë korsive kryesore detare në një zonë që përfshin Gjirin e Adenit, Detin Arabik, Gjirin e Omanit dhe Gjirin Persik, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se grupi i rebelëve Houthi, të cilët kontrollojnë Jemenin kanë nisur dhjetra sulme ndaj anijeve tregtare dhe luftarake në Detin e Kuq, zonë kjo që përshkrohet nga BE-ja.

Ky vendim bën që luftanijet të cilat do të marrin pjesë në mision, do të jenë në gjendje ti përgjigjen veprimeve të Houthit kundër tyre. 

Nisja zyrtare e këtij operacioni do të vendoset nga 27 ministritë e Jashtme të vendeve të BE, pasi te jenë zgjidhur të gjitha detajet e tjera. Kohëzgjatja e parashikuar është 12 muaj, që ekziston mundësia të zgjatet në të ardhmen. Përveç misionit “Mburoja” BE-ja miratoi dhe një vendim për bashkëpunim ushtarak me Nigerinë.

be deti i kuq huthi

Sondazh

Poll