Bota

Ukraina pretendon se ka shkatërruar 1/3 e flotës detare ruse/ Fundoset një anije ushtarake ruse

Pamjet e siguruara nga Ukraina tregojnë një dron detar që garon drejt anijes ruse, përpara se nga anija të dilte një sasi e madhe tymi

14 Shkurt 2024, 16:53 Nga S.N
Ukraina pretendon se ka shkatërruar 1/3 e flotës detare ruse/ Fundoset
Foto Ilustrim

UKRAINË- Ukraina pretendon se ka çaktivizuar 1/3 e flotës ruse në Detin e Zi, pasi inteligjenca ushtarake tha se fundosi një anije luftarake ruse në brigjet e Krimesë ditën e sotme.

Anija ruse Caesar Kunikov, u sulmua me dronë që depërtuan në pjesë kritike të anijes, përpara se të fundosej.

“Ukraina ka çaktivizuar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi gjatë pushtimit në shkallë të gjerë”, thanë forcat e armatosura të Ukrainës për CNN pas sulmit të së mërkurës.

Pamjet e siguruara nga Ukraina tregojnë një dron detar që niset drejt anijes ruse, përpara se nga anija të dilte një sasi e madhe tymi. Kremlini nuk pranoi të komentojë mbi sulmin e raportuar.

Kjo ka të bëjë me rrjedhën e operacionit special ushtarak, ndaj është prerogativë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ju sugjeroj t'i referoheni deklaratave të kolegëve tanë ushtarakë. Nuk mund të them asgjë për këtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sulmi i së mërkurës është i fundit në një seri sulmesh ukrainase ndaj marinës ruse, pasi ajo përpiqet të japë goditje strategjike dhe simbolike kundër forcave ruse që aneksuan Krimenë në 2014.

Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet përvjetorit të tij të dytë, vijat e frontit kanë mbetur për muaj të tërë kryesisht statike. Por që nga viti i kaluar Ukraina është kthyer në Detin e Zi, duke thënë se sulmet e saj në Krime dhe anijet ruse synojnë të izolojnë gadishullin dhe ta bëjnë më të vështirë për Rusinë që të mbajë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë.

Kur u pyet për incidentin në një konferencë shtypi në Bruksel të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se "ukrainasit kanë qenë në gjendje të shkaktojnë humbje të mëdha në flotën ruse të Detit të Zi" dhe se kjo është një "arritje e madhe, një fitore e madhe për ukrainasit.”

Shefi i NATO-s vuri në dukje gjithashtu se fakti që forcat e armatosura të Ukrainës kanë larguar flotën ruse të Detit të Zi dhe kanë hapur një korridor, i ka lejuar ata të eksportojnë grurë dhe mallra të tjera në tregun botëror.

ukraina rusia

Sondazh

Poll