Bota

Pas Biden, Putin i dërgon mesazhin e tij Vuçiç: Jam i bindur se do të vazhdojmë partneritetin strategjik ruso-serb

Putin shprehu besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen dhe forcohen në të gjitha aspektet.

14 Shkurt 2024, 14:49 Nga h.k
Pas Biden, Putin i dërgon mesazhin e tij Vuçiç: Jam i bindur
Foto ilustruese

RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për festën e tij kombëtare të shtetësisë. Putin shprehu besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen dhe forcohen në të gjitha aspektet.

Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës kombëtare të diës së shtetësisë së Serbisë. Marrëdhëniet midis vendeve tona bazohen në traditat shekullore të miqësisë, afërsisë kulturore dhe shpirtërore. Jam i bindur se do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin strategjik ruso-serb në të gjitha aspektet, të zhvillojmë bashkëpunim konstruktiv në fusha të ndryshme”- tha Putin sipas mediave serbe. 

Kjo “pa dyshim përputhet me interesat themelore të kombeve tona vëllazërore”, tha presidenti i Rusisë, dhe i uroi Vuçiçit “shëndet e suksese, dhe lumturi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Serbisë”.

vladimir putin

Sondazh

Poll