Bota

Duke filluar nga dita e Shën Valentinit, turistët e huaj që shkojnë në Bali duhet të paguajnë një taksë prej 1000 lekësh

Bali është i njohur për plazhet e tij të pacënuara, sërfin si dhe peizazhet e tij të bukura.

14 Shkurt 2024, 14:29 Nga S.B
Duke filluar nga dita e Shën Valentinit, turistët e huaj që
Bali

BALI- Turistët e huaj tani duhet të paguajnë një taksë prej 150,000 rupiah afërsisht 1000 lekë për të hyrë në Bali, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë. Autoritetet indoneziane thonë se kjo ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kulturës së ishullit. Bali është i njohur për plazhet e tij të pacënuara, sërfin si dhe peizazhet e tij të bukura.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pothuajse 4.8 milionë turistë vizituan Balin midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar. Taksa turistike, e cila u shpall për herë të parë vitin e kaluar, hyri në fuqi nga e dita e sotme që korrenspodon edhe me ditën e Shën Valentinit. Ai zbatohet për turistët e huaj që hyjnë në provincë nga jashtë ose pjesë të tjera të vendit, ndërsa turistët vendas indonezianë janë të përjashtuar nga taksa. Udhëtarëve u kërkohet të paguajnë para mbërritjes, përmes faqes së internetit 'Love Bali'.

Sipas byrosë së statistikave të provincës, Australia ishte kontribuesi më i madh i turistëve të huaj në Bali në nëntor 2023 me më shumë se 100,000 të ardhur. Kjo u pasua nga turistë nga India, Kina dhe Singapori Turistët që sillen keq në Bali kanë zemëruar vendasit vitet e fundit. Marsin e kaluar, një burrë rus u dëbua nga Bali pasi u zhvesh në malin Agung, që besohet se ishte shtëpia e perëndive. Në të njëjtin muaj, autoritetet thanë se planifikonin të ndalonin turistët e huaj nga përdorimi i motoçikletave, pas një sërë rastesh që përfshinin njerëz që shkelnin kodet rrugore.

Njoftimi erdhi në të njëjtën ditë kur miliona indonezianë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur një president dhe legjislaturë të re. Më shumë se 200 milionë njerëz në 17,000 ishujt e Indonezisë dhe në tre zona kohore kanë të drejtë të votojnë.

bali takse turistike

Sondazh

Poll