Bota

Shtëpia e Bardhë presion Izraelit të ndalojë konfliktin në Gaza

I pyetur nga gazetarët, Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhe John Kirby, tha se po bëhet një lloj përparimi i negociatave për një pauzë humanitare.

12 Shkurt 2024, 20:59 Nga S.N
Shtëpia e Bardhë presion Izraelit të ndalojë konfliktin
John Kirby

SHBA- Shtëpia e Bardhë i ka bërë presion Izraelit që të bëjë një pauzë të konfliktit në Gaza, pë të fitouar lirinë e shumë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

I pyetur nga gazetarët, Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhe John Kirby, tha se po bëhet një lloj përparimi i negociatave për një pauzë humanitare. Por ai theksoi se mbetet shumë punë për t`u bërë.

Një ditë më parë presidenti amerikan Joe Biden pati një telefonatë me kryeministrin izraelit dhe i tha atij se operacioni ushtarak në Rafah nuk duhet të vazhdojë.

Kirby mirëpriti lajmin se ushtria izraelite kishte liruar dy pengje gjatë një bastisjeje të forcave special në lagjen jugore të Rafah në Gaza. Ai theksoi se kriza në Gaza nuk do të ketë fund derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet izraelitë.

Gjatë konferëncës në Shtëpinë e Bardhë, Kirby shtoi se SHBA-të nuk kanë informacion specifik se ku ndodhen pengjet që po mbahen nga Hamasi. Ai tha se duhet të pranojnë mundësinë që disa prej pengjeve nuk janë më gjallë.

john kirby shba izrael

Sondazh

Poll