Bota

VIDEO/ Rrëzohet avioni në Florida, përplaset me dy makina në autostradë, humbin jetën dy persona

Gjatë rënies mësohet se aeroplani është përplasur edhe me dy makina.

11 Shkurt 2024, 15:28 Nga N.F
VIDEO/ Rrëzohet avioni në Florida, përplaset me dy makina në
Pamje nga aksidenti

SHBA- Një aeroplan i vogël me pesë persona është rrëzuar në një autostradë në Florida. Gjatë rënies mësohet se aeroplani është përplasur edhe me dy makina. Për shkak të aksidentit mësohet se kanë humbur jetën dy persona.

Aeroplani Bombardier Challenger 600, i cili ishte nisur nga Ohio po i afrohej aeroportit të Naples kur piloti njoftoi përmes radiolidhjes së dy motorët e avionit janë fikur. Nga videot e publikuara nga mediat e huaja duket aeroplani në flakë dhe tym. Zëdhënësja e policisë, Molly Best tha se tre persona nga aeroplani mbijetuan dhe dy persona vdiqën.

Por ajo nuk tha nëse dy personat e vdekur ishin nga aeroplani apo automjeti. Numri i personave që udhëtonin në veturën dhe kamionçinën e goditur nuk është specifikuar. 

 

forida viktima rrezim avioni

Sondazh

Poll