Bota

Gjendet e vdekur 5-vjeçarja palestineze në Gaza/ Kishte mbetur e bllokuar në makinë pasi forcat izraelite hapën zjarr

Hind Rajaba, vajza 5-vjeçare, kishte qënë duke udhëtuar në një makinë me xhaxhain e saj, gruan e tij dhe fëmijët e tyre, në datën 29 janar.

11 Shkurt 2024, 15:01 Nga S.N
Gjendet e vdekur 5-vjeçarja palestineze në Gaza/ Kishte mbetur e
Hind Rajaba

PALESTINË- Një vajzë palestineze 5-vjeçare është gjetur e vdekur në një makinë me trupat e të afërmve e saj, pasi u sulmua nga forcat izraelite në Gaza, muajin e kaluar, shkruajnë mediate huaja.

Hind Rajaba, vajza 5-vjeçare, kishte qënë duke udhëtuar në një makinë me xhaxhain e saj, gruan e tij dhe fëmijët e tyre, në datën 29 janar. Ata ishin duke u larguar nga luftimet në Gazën veriore, por ranë nën zjarrin Izraelit.

” 5-vjeçarja dhe të gjithë në makinë u gjetën të vrarë nga ushtria izraelite pranë stacionit të karburantit Fares në zonën Tal Al-Hawa, në jugperëndim të qytetit të Gazës, pas rreth dy javësh nga fati i saj i panjohur për shkak të ushtrisë izraelite,” sipas Khader Al Za'anoun, një gazetar palestinez që punon për CNN i cili foli me gjyshin e fëmijës.

Shoqata e Gjysëmhënës së Kuqe në Palestinë, konfirmoi gjithashtu vdekjen e dy punonjësve të ambulancës të dërguar për të shpëtuar vajzën.

Pas ngarjes së ndodhur, kompania e lajmeve CNN i dha ushtrisë izraelitë detaje rreth incidentit, por në përgjigje Forcat e Mbrojtjes izraleite thanë se ishin të panjohura me incidentin.

I afërmi i 5-vjeçares, Layan Hamadeh 15 vjeç, i cili ndodhej në të njëtën makinë, bëri një thirrje për ndihmë nga shërbimet e urgjencës. Shërbimet e urgjencës regjistruan dhe shpërndanë audion në mediat sociale.

Në audion e regjistruar, u zbulua se Hamadeh u vra ndërsa i bënte thirrje për ndihmë urgjencës, pasiu dëgjuan të shtëna armësh.

“Ata po qëllojnë mbi ne. Tanku është pranë meje. Jemi në makinë, tanku është pranë nesh,” -bërtet Layan, mes të shtënave të forta në sfond. Më pas ai hesht dhe të shtënat me armë ndalen.

5 vjeçarja Hind ishte e vetme dhe e bllokuar në makinë me trupat e vdekur të të afërmve të saj. Në regjistrimet e PRCS Hind dëgjohet duke thënë:

“Eja më merr. Do të vish të më marrësh? Kam shumë frikë, të lutem eja!” 

hind rajaba palestine

Sondazh

Poll