Bota

Mbreti Charles bën paraqitjen e parë publike prej diagnostikimit me kancer

Mbreti është parë i buzëqeshur me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla.

11 Shkurt 2024, 13:36 Nga M.B
Mbreti Charles bën paraqitjen e parë publike prej diagnostikimit me
Mbreti Charles me gruan e tij Camilla, rrugës për në kishë.

BRITANI- Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, në paraqitjen e tij të parë prej kur Pallati Buckingham ka njoftuar se ai është diagnostikuar me kancer. Mbreti është parë i buzëqeshur me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla. Ai e ka falënderuar të shtunën popullin për mbështetjen e ofruar. Sipas tij, të gjithë të prekurit me kancer e dinë që ato lloj urimesh janë inkurajimi më i mirë për të vazhduar. Rreth 100 persona janë mbledhur të dielën afër kishës, duke e uruar nga largësia për shëndet të mirë.

Ai i ka pezulluar të gjitha paraqitjet publike derisa është duke u trajtuar për kancer dhe dy figura të larta mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin e Uellsit, do të paraqiten në vendin e tij. Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer derisa ka qenë duke u trajtuar në Londër për një komplikim tjetër shëndetësor, prostatën e zmadhuar. Ndonëse nuk dihet lloji i kancerit nga i cili vuan ai, Pallati e ka konfirmuar se nuk është kanceri i prostatës./ REL

britania e madhe mbreti charles

Sondazh

Poll