Sport

Bayern pësoi një gol nga një lojtar "i saj", Tuchel ankohet: “Në Angli ka një rregull…”

Trajneri gjerman argumenton se sportistët e huazuar nuk duhet të luajnë kundër skuadrave me të cilat kanë kontratë: “Për fat të keq, rregulli nuk ekziston në Gjermani”

11 Shkurt 2024, 10:12 Nga DOSJA
Bayern pësoi një gol nga një lojtar "i saj", Tuchel

GJERMANI - Josip Stanisic, i huazuar nga Bayern Munich te Bayer Leverkusen, shënoi një nga golat e “Aspirinave” (18’) në fitoren 3-0 kundër bavarezëve në ndeshjen e 21-të të  Bundesligës.

Pas ndeshjes, Thomas Tuchel u ankua dhe kujtoi një rregull në Angli, sipas të cilit një lojtar i huazuar nuk mund të përballet me ekipin me të cilin ka kontratë.

“Në Angli ka një rregull të mirë. Kur huazoni një lojtar, ai nuk mund të luajë kundër jush. Për mua ka kuptim. Unë kam përjetuar tashmë në karrierën time një lojtar që kthehet për të 'ndjekur' skuadrën e tij.

Fatkeqësisht, rregulli nuk ekziston në Gjermani. Sot (të shtunën) ishim ne ata që e vuajtëm këtë. E pashë Stanisicin dhe e përgëzova, por tani ai është lojtar i Bayer Leverkusenit”,- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll