Sport

Protesta vonoi Leverkusen-Bayern: tifozët hodhën ëmbëlsira në fushë…

Si arsye janë komentet e presidentit të klubit, për investimet e huaja

11 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Protesta vonoi Leverkusen-Bayern: tifozët hodhën ëmbëlsira

GJERMANI - Ndeshja mes Leverkusenit dhe Bayernit filloi tetë minuta me vonesë për shkak të protestës së tifozëve, të cilët hodhën ëmbëlsira dhe sende në fushë. Në fjalë, një protestë në lidhje me ndryshimin e legjislacionit, për investimet e huaja në klube: rregulli 50+1.

Fernando Carro, presidenti i Leverkusenit, ishte në favor të ndryshimit të legjislacionit në Gjermani. "Rregulli 50+1 nuk ka kuptim në ditët e sotme. Ne po konkurrojmë ndërkombëtarisht dhe nuk jetojmë në një botë të izoluar. Imponimi i diçkaje të tillë përmes legjislacionit nuk është më i vlefshëm. Nëse rregulli 50+1 nuk do të ekzistonte, pronarët mund të investonin para në klubet e tyre”,- tha ai.

Kujtojmë se Bayer Leverkusen, është një nga të paktët në Gjermani me pronësi të jashtme, duke qenë pronë e kompanisë farmaceutike gjermane Bayer.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll