Bota

Kamberi: Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë shumica e popullsisë, por vetëm 17% janë në institucionet shtetërore lokale

Megjithatë, sipas Kamberit, vetëm 17 për qind prej tyre kanë poste në institucionet shtetërore lokale dhe sipas tij kjo tregon diskriminimin e qeverisë serbe ndaj shqiptarëve.

10 Shkurt 2024, 22:57 Nga r.ll
Kamberi: Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë shumica
shaip kamberi

SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës përbëjnë shumicën e popullsisë.

Megjithatë, sipas Kamberit, vetëm 17 për qind prej tyre kanë poste në institucionet shtetërore lokale dhe sipas tij kjo tregon diskriminimin e qeverisë serbe ndaj shqiptarëve.

"Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale dhe të qarkut. Serbia zgjedh mandate të numrit të punonjësve institucionalë duke pasqyruar strukturën etnike rajonale, duke theksuar diskriminimin e qeverisë ndaj shqiptarëve", ka shkruar Kamberi në platformën X.

shaip kamberi lugina e presheves

Sondazh

Poll