Bota

U rrëzua me helikopterin që po udhëtonte, Sebastian Pinera përcillet për në banesën e tij të fundit

Të premten, në ndërtesën e ish-Kongresit u mbajt një varrim shtetëror. 

10 Shkurt 2024, 10:18 Nga E.d
U rrëzua me helikopterin që po udhëtonte, Sebastian Pinera
Sebastian Pinera

KILI- Ish-presidentin kilian, Sebastian Pinera përcjellet për në banesën e fundit. Pinera 74 vjeç, vdiq të martën pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në një liqen në Kilin jugor. Të premten, në ndërtesën e ish-Kongresit u mbajt një varrim shtetëror. 

"Sot ne ndajmë tronditjen e largimit tragjik të një burri, një babai, bashkëshorti, gjyshi dhe figura publike që ishte një udhëheqës në tranzicionin tonë drejt demokracisë," u tha presidenti Gabriel Boriç para të pranishmëve.

Makinat që mbanin anëtarë të familjes dhe zyrtarë qeveritarë shoqëruan arkivolin e Pinerës deri në banesën e fundit.

“Erdha sepse e ndjeva se ai ishte një president i mirë për Kilin. Ai ishte i sinqertë, ne ishim pranë njerëzve, dhamë ndihmë sociale dhe e dinim se motori pas Kilit ishte biznesi i vogël," tha Diego Arrayada. 

Pinera, një miliarder konservator, mandati i parë i të cilit zgjati nga viti 2010 në 2014, mbikëqyri një rritje të fortë ekonomike, por gjithashtu u përball me protesta. Vetë Boriç udhëhoqi protestat e studentëve për reformat në arsim gjatë administratës së parë të Pinerës.

"Këto ditë disa kujtuan se ne ishim kundërshtarë politikë. Është e vërtetë," tha Boriç. Por ai tha se ata u pajtuan dhe një ditë para vdekjes së Pinerës ata diskutuan zjarret e fundit vdekjeprurëse që vranë 131 njerëz në Kilin qendror.

 

 

sebastian pinera gabriel boriç

Sondazh

Poll