Bota

Qeveria dhe opozita, kush e mbështet dhe kush jo punën e SPAK, mendimi i qytetarëve

Në të njëjtën pyetje lidhur me opozitën, rezultatet tregojnë se 66.2% e qytetarëve mendojnë se opozita nuk e mbështet SPAK-un në punën e tij dhe 24.3% mendojnë që opozita e mbështet SPAK-un në punen tij.

9 Shkurt 2024, 22:21 Nga h.k
Qeveria dhe opozita, kush e mbështet dhe kush jo punën e SPAK, mendimi
Foto ilustruese

TIRANË-Barometri ka pyetur qytetarët lidhur me deklaratën “nëse qeveria e mbështet SPAK në punën e tij” dhe rezulton që 67.2% e tyre mendojnë që qeveria e mbështet SPAK-un në punën e tij dhe 26.6% e tyre mendojnë që nuk e mbështet.

Në të njëjtën pyetje lidhur me opozitën, rezultatet tregojnë se 66.2% e qytetarëve mendojnë se opozita nuk e mbështet SPAK-un në punën e tij dhe 24.3% mendojnë që opozita e mbështet SPAK-un në punen tij.

Ndërsa lidhur me një tjetër pyetje: A ka në dorë qeveria të pengojë SPAK-un në punën e tij, rezultatet tregojnë se përgjigjet e qytetarëve janë më të balancuara, thënë në përqindje 47.7% mendojnë që “po” qeveria ka në dorë ta pengojë SPAK-un në punën e tij, ndërsa 40.5% mendojnë që qeveria nuk ka në dorë ta pengojë SPAK-un në punën e tij./EuroNews 

 

qeveria dhe opozita

Sondazh

Poll