Bota

"U treguam të ashpër"/ Guinness tërhiqet, fut në librin e rekordeve kullën Eiffel të ndërtuar me 700 mijë shkrepëse

McKinley shtoi se Guinness i vjen keq për shqetësimin që do të kenë shkaktuar 24 orët e fundit në atë që duhet të ishte një moment festimi për Richard.

9 Shkurt 2024, 20:28 Nga r.ll
"U treguam të ashpër"/ Guinness tërhiqet, fut në
kulla e ndertuar me shkrepese

FRANCË- Në fillim të kësaj jave, francezit Richard Plaud iu tha se modeli i tij i Kullës Eiffel, i bërë nga 700,000 shkopinj shkrepse gjatë tetë viteve, nuk mund të quhej zyrtarisht një rekord botëror, sepse ai kishte përdorur shkrepëset e gabuara.

Por Libri i Rekordeve Botërore Guinness tha ditën e sotme se kishte ndryshuar mendje dhe e konsideron përpjekjen e tij të vlefshme dhe brenda rregullave.

Hyrja për skulpturën më të lartë me shkrepse në faqen e internetit të Guinness tani lexon: "Skulptura më e lartë me shkrepës është 7.18 m (23ft 6in), e arritur nga Richard Plaud (Francë) në Saujon, Charente-Maritime, Francë, më 7 janar 2024."

Kompania i kishte thënë NBC News të mërkurën se po rishikonte vendimin e saj, pas vendimit fillestar se Plaud kishte përdorur llojin e gabuar të shkrepëses sepse ato nuk ishin të disponueshme në treg.

Mark McKinley, drejtor i shërbimeve qendrore të rekordeve në Guinness World Records, tha në një deklaratë se pasi kanë mësuar më shumë rreth teknikave të Plaud dhe duke rishikuar modelin në krahasim me përpjekjet e ngjashme, pranoi se kanë qenë të ashpër lidhur me zbatimin e rregullave.  

"Prandaj jemi shumë të lumtur që i japim Richardit titullin e rekordeve botërore Guinness dhe ne kemi korrigjuar disa mospërputhje brenda rregullave tona, të cilat tani lejojnë që shkopinjtë të priten dhe të formohen ashtu siç e sheh të arsyeshme modeluesi," tha ai.

McKinley shtoi se Guinness i vjen keq për shqetësimin që do të kenë shkaktuar 24 orët e fundit në atë që duhet të ishte një moment festimi për Richard. Kur Plaud filloi detyrën e tij epike në dhjetor 2015, ai bleu kuti me shkrepse nga supermarketet dhe hoqi manualisht cungin e vogël të squfurit nga secili.

Më pas ai bëri një marrëveshje me një prodhues që t'i dërgoheshin shkrepëset pa kokë - Guinness fillimisht e konsideroi këtë si bazë për skualifikim. Historia e Plaud bëri bujë në mbarë botën në fillim të kësaj jave kur ai u shfaq në mediat sociale për të kritikuar vendimin e Guinness.

richard plaud guinness

Sondazh

Poll