Bota

Analistë dhe politikanë në Beograd tregojnë pse Vuçiç u mundua të mos përmendë "Banjskën" në seancën e OKB-së

Boshko Jakshiç, analist i politikës së jashtme, thotë se shjegimi se pse Vuçiç e mbajti të heshtur Banjskën në raundin e parë të diskutimit nuk është tepër i ndërlikuar.

9 Shkurt 2024, 22:03 Nga r.ll
Analistë dhe politikanë në Beograd tregojnë pse
aleksander vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në pjesën e parë të fjalimit të tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk ka folur për ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, edhe pse, siç shpjegoi vetë ai, shkaqet dhe motivet e saj, “ishin pasoja më e rëndë e gjithë asaj që po përjetojnë serbët në Kosovë”.

Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, një gjë të tillë e kishte vërejtur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në fjalën e tij ka pyetur se pse Vuçiç nuk i ka përmendur tre serbët e vrarë në Banjskë, duke thënë se presidenti i Serbisë nuk e ka bërë këtë sepse e dinte se ata ishin terroristë të financuar nga Serbia, dhe se ishte Vuçiç ai që urdhëroi aksionin në Banjskë.

Kurti tha se 24 shtatori ishte pjesë e një sulmi më të madh për të rrezikuar veriun e Kosovës. Pasi pjesëmarrësit e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së folën për Banjskën, siç ishte përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Linda Thomas Greenfield, e cila e cilësoi incidentin e si “sulm të dhunshëm paraushtarak serb” që rezultoi me vdekjen e një polici të Kosovës, ose edhe apo shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e cila beson se Banjska dhe zgjedhjet në veri janë pengesë për marrëveshjet, Vuçiç u detyrua të trajtojë edhe këtë temë.

Ai foli për, siç tha, arsyet e vërteta të Banjskës dhe kujtoi se i lutën serbët dhe ai personalisht që të tërhiqen nga barrikadat dhe se ai mori garancitë e SHBA-së dhe BE-së.

Ai ka thënë se është nisur një hetim, “por dikush duhet të kuptojë se sipas Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 është cenuar vetëm integriteti territorial i Serbisë dhe se nuk ka shtete të tjera të cilave iu është cenuar integriteti”. Boshko Jakshiç, analist i politikës së jashtme, thotë se shjegimi se pse Vuçiç e mbajti të heshtur Banjskën në raundin e parë të diskutimit nuk është tepër i ndërlikuar.

"Banjska nuk është argument për Serbinë, por kundër saj dhe është plotësisht e kuptueshme që ai ka dashur ta shmangë atë”, shpjegon ai.

Në pyetjen nëse mund të sqaronte menjëherë ashtu siç bëri më pas, Jakshiç tha se nuk kishte njohuri me qëllimet taktike të Vuçiç. Sipas fjalëve të tij, kur flitet për epilogun e seancës, thotë se deri diku është sukses diplomatik i Serbisë që të luftojë që të diskutohet në Këshillin e Sigurisë të OKB-së dhe seanca të jetë e hapur dhe ky është maksimumi.

Se Vuçiq u përpoq t’i shmangej temës që më vonë u imponua nga Kurti dhe që rezultoi me humbjen e disa jetëve, e ka konstatuar edhe Milija Bishevac, kryetar i Lëvizjes Popullore Serbe nga Kosova. Ai konstaton se incidenti i Banjskës me siguri në opinionin botëror është paraqitur si akt terrorist dhe se pas kësaj pozicioni diplomatik i Serbisë është përkeqësuar ndjeshëm.

aleksander vucic okb

Sondazh

Poll