Sport

Presidenti i UEFA-s bën suprizën e madhe: “Jam i lodhur…nuk kandidoj më!”

Ceferin kishte kërkuar ndryshimin e statutit të UEFA-s për të mos i nënshtruar më kufirit prej dy mandatesh radhazi. Por tani ai ka vendosur të bëjë një hap prapa.

8 Shkurt 2024, 14:52 Nga DOSJA
Presidenti i UEFA-s bën suprizën e madhe: “Jam i

FRANCE - Kongresi i rradhës i UEFA-s që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Paris ka prodhur jo pak zhumë, kryesisht në lidhje me ndryshimin e statutit që kishte të bënte me një rikandidim të mundshëm të presidentit actual Alexander Ceferin.

"UEFA po  feston 70 vjet, 70 vjet histori, traditë, pasion, unitet, guxim dhe krijimtari. Në këtë moment disa njerëz po përpiqen t'i shkelin. Ata po përpiqen të ndryshojnë këtë model evropian të futbollit, pavarësisht suksesit të tij. Ata e paraqesin veten si shpëtimtarët e futbollit kur në realitet përpiqen të gërmojnë varrin e tij, pretendojnë të jenë viktima kur në realitet nuk janë asgjë më shumë se grabitqarë,” - deklaron Ceferin.

Nga kongresi i UEFA-s në Paris, presidenti Aleksander Ceferin kthehet për të sulmuar Superligën. Ndërkohë, vetë UEFA e zyrtarizoi ndryshimin e statutit në lidhje me zgjedhjet, por Ceferin, çuditërisht, njoftoi se nuk do të kandidojë  për një mandat të tretë në 2027: “Jam i lodhur, larg familjes për një kohë të gjatë. Kam vendosur të mos kandidoj më në vitin 2027”.

Në fakt, UEFA miratoi me një shumicë dërrmuese, me vetëm një votë kundër (Federata Angleze e Fubollit) dhe një abstenim (Federata e Futbollit të Ukrainës), statutin e ri që do t'i lejonte Ceferinit të qëndronte në detyrë për një mandat të mëtejshëm si president. 

I zgjedhur tashmë dy herë president i UEFA-s, Ceferin kishte kërkuar ndryshimin e statutit të UEFA-s për të mos i nënshtruar më kufirit prej dy mandatesh radhazi. Por tani ai ka vendosur të bëjë një hap prapa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2024, 11:29

Jep dorëheqjen presidenti i Sampdorias

ITALI - Marco Lanna ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Sampdorias. Ky është vendimi i ish-lojtarit të Sampdorias,...