Sport

VIDEO/ Tina dhe Milo, mascotët e Lojërave Dimërore të Milano - Cortina 2026…

Tina dhe Milo do të jenë maskotat e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore 2026 Milano-Cortina 2026

8 Shkurt 2024, 12:02 Nga DOSJA

VIDEO/ Tina dhe Milo, mascotët e Lojërave Dimërore të Milano

ITALI - Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2026 në Milano-Cortina, Itali, prezantuan maskotat e tyre, Tina dhe Milo, të mërkurën në mbrëmje, dy vjet para fillimit të Lojërave të ardhshme Dimërore.

Tina, me gëzof të lehtë, do të jetë maskota e Lojërave Olimpike 2026 (6-22 shkurt 2026) dhe vëllai i saj me gëzof kafe, Milo, do të jetë maskota e Lojërave Paralimpike 2026 (6-22 mars 2026), deklaroi komiteti organizativ i Milano-Cortina 2026 në një njoftim për shtyp.

“Emrat e tyre janë pseudonimet e dy qyteteve pritëse, Tina për Cortinën, Milo për Milanon”,- sqaruan ata.

“Me qëndrimin e tyre të mprehtë dhe entuziast, ata do t'i tregojnë botës energjinë dhe ngrohtësinë e shpirtit bashkëkohor italian”,- vijon deklarata.

Tina dhe Milo do të shoqërohen nga “Flo”, personazhe të frymëzuar nga lulebora, ato lulet e malit me këmbanat e bardha.

Këto maskota, të prezantuara në hapësirat e Festivalit të këngës italiane në San Remo, një ngjarje e paharrueshme në fillim të vitit në Itali, u zgjodhën pas një konsultimi publik.

Midis 1.600 projekteve të paraqitura nga shkollat ​​dhe universitetet në të gjithë vendin, gara përfundoi me përzgjedhjen Tina-s dhe Milo-s, sipas organizatorëve.

Gjatë Lojërave të fundit Olimpike Dimërore, të mbajtura në Pekin në vitin 2022, kafshët që përfaqësonin ‘nuskën’ Bing Dwen Dwen, një panda e mbuluar nga një guaskë plastike që simbolizon një shtresë akulli, shkaktuan një furi blerjesh gjatë dy javëve olimpike.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2024, 11:29

Jep dorëheqjen presidenti i Sampdorias

ITALI - Marco Lanna ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Sampdorias. Ky është vendimi i ish-lojtarit të Sampdorias,...