Sport

E bujshme, Juventusi “blen” Mike Tyson…

Italia nuk ndryshon, mbetet gjithmonë një vend i bukur. Gruaja ime ka shkuar në shkollë në Itali, flet italisht dhe së bashku po mendojmë të blejmë një vilë në Itali.

8 Shkurt 2024, 11:34 Nga DOSJA
E bujshme, Juventusi “blen” Mike Tyson…

ITALI - Tifoz i ri luksoz i Juventusit: është Mike Tyson. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë u përjetësua teksa kishte veshur fanell[n bardh e zi, duke fryr[ muskujt para një pasqyre. Foto e tij është publikuar menj[her[ në profilet zyrtare të Juventusit me një përshkrim të bukur. Tyson është një lojtar i Juventusit: "Stërvitja e Juves do të jetë shumë më e vështirë. Bardh e zi padyshim që ju përshtatet, Mike."

Këto jan[ fjal[t e zgjedhura nga menaxheri i rrjeteve sociale për të “mirëpritur” një nga boksierët më të mirë në histori, i cili ndodhet në Torino për të xhiruar disa skena të “Bunny Man”, filmi i tij debutues në rolin e tij të ri si aktor.

Edhe vetë Tyson deklaroi gjithë dashurinë e tij për vendin fqinj: "Italia nuk ndryshon, mbetet gjithmonë një vend i bukur. Gruaja ime ka shkuar në shkollë në Itali, flet italisht dhe së bashku po mendojmë të blejmë një vilë në Itali. Qëllimi im është të mbetem pranë industrisë së kinemasë, në veçanti italiane”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2024, 11:29

Jep dorëheqjen presidenti i Sampdorias

ITALI - Marco Lanna ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Sampdorias. Ky është vendimi i ish-lojtarit të Sampdorias,...