Sport

Emmanuel Macron anulon pjesëmarrjen e tij në kongresin e UEFA-s...

Presidenti i Republikës së Francës do të fliste të enjten në kongresin e UEFA-s, që po mbahet në Paris. Por ai hoqi dorë dhe do të lejojë që Amélie Oudéa-Castéra të inaugurojë ngjarjen.

8 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Emmanuel Macron anulon pjesëmarrjen e tij në kongresin e UEFA-s...

FRANCE - Tifozi i futbollit, Emmanuel Macron, presidenti i Republikës së Francës, njoftoi UEFA-n se do të mbante fjalën përshëndetëse në kongresin e kësaj organizate të futbollit europian, që po mbahet mëngjesin e kësaj të enjte në Mutualité, në Paris.

Por sipas informacioneve kreu i shtetit francez e ka anuluar vizitën e tij pak ditë më parë. Ai nuk dha një arsye specifike, por axhenda e tij e ngjeshur politike duhet të ketë çuar në këtë anulim. Ai do të zëvendësohet nga Amélie Oudéa-Castéra, ministrja e Sportit dhe Arsimit Kombëtar të Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll