Sport

Gjesti politik i lojtarëve të Kongos, gjatë ekzekutimit të himnit të tyre kombëtar…

Përpara gjysmëfinales së CAN kundër Bregut të Fildishtë të mërkurën, lojtarët e DR Kongos denoncuan dhunën që ka përfshirë e vendit të tyre.

8 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

Gjesti politik i lojtarëve të Kongos, gjatë ekzekutimit të

BREGU I FILDISHTE - Një dorë përpara gojës për të simbolizuar një popullsi të reduktuar në heshtje dhe gishtat në kokë për të nënkuptuar dhunën fizike.

Gjithashtu duke mbajtur edhe një shirit të zi, lojtarët e Republikës Demokratike të Kongos bënë një gjest të fortë të mërkurën në mbrëmje përpara gjysmëfinales së CAN kundër Bregut të Fildishtë.

Kështu ata treguan mbështetjen e tyre për popullsinë kongoleze, të prekur nga një konflikt në lindje të vendit. Shumë grupe të armatosura (duke përfshirë rebelët M23) po konkurrojnë për kontrollin e tokës dhe burimeve në rajon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll