Politike

Aksioni i opozitës dhe tërheqja nga rendi i ditës i ligjit për rikthimin e basteve online, mbyllet seanca plenare

Dashnor Sula, i cili u paraqit në kuvend i veshur me pankarta të basteve online, kundër rikthimit të tyre që ishte parashkikuar të bëhej në rendin e ditës. Po ashtu deputeti Flamur Noka u pa të hidhte miell në fytyrat e punonjësve të gardës në hyrje të Kuvendit apo deputeti tjetër Edi Paloka i cili u pa të digjte rregulloren e Kuvendit brenda sallës. 

8 Shkurt 2024, 10:32 Nga M.B
Aksioni i opozitës dhe tërheqja nga rendi i ditës i ligjit
Kuvendi

TIRANA- I karakterizuar nga debatet dhe kaosi është mbyllur dhe seanca e ditës së sotme në prlament. Aksioni i opozitës ka vijuar si në seancat e shkuara ku spikatën ditën e sotme veprime kundërshktuese si ai i deputetit Dashnor Sula, i cili u paraqit në kuvend i veshur me pankarta të basteve online, kundër rikthimit të tyre që ishte parashkikuar të bëhej në rendin e ditës.

Po ashtu deputeti Flamur Noka u pa të hidhte miell në fytyrat e punonjësve të gardës në hyrje të Kuvendit apo deputeti tjetër Edi Paloka i cili u pa të digjte rregulloren e Kuvendit brenda sallës. Seanca e sotme plenare ka zgjatur vetëm 20 minuta dhe pas disa përplasjesh mes deputetëve është mbyllur. Kujtojmë që Partia Socialiste ka hequr nga rendi i ditës, projekligjin për bastet online.

 

 

seance plenare 8 shkurt 2024

Sondazh

Poll