Politike

I hodhi miell gardistëve, Noka: Maxhoranca nisi padrejtësinë, s’jemi fasadë

Sipas tij, ata janë aty për të përfaqësuar opozitën dhe nuk janë për t'i bërë fasadë Ramës.

8 Shkurt 2024, 09:55 Nga I.A
I hodhi miell gardistëve, Noka: Maxhoranca nisi padrejtësinë,
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar para Parlamentit ishte mazhoranca ajo që e nisi padrejtësinë ndaj tyre. Sipas tij, ata janë aty për të përfaqësuar opozitën dhe nuk janë për t'i bërë fasadë Ramës.

"Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë," tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll