Politike

Partia Demokratike mbledh me 10 shkurt Këshillin Kombëtar

Në mesazhin ndërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar bëhet e ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të diskutuar rreth situatës politike në vend, por edhe aksionit opozitar, i cili do të kulmojë me protestën kombëtare të thirrur më 20 shkurt.

7 Shkurt 2024, 22:22 Nga h.k
Partia Demokratike mbledh me 10 shkurt Këshillin Kombëtar
Foto ilustruese

TIRANË- Dhjetë ditë para protestës kombëtare të 20 shkurtit të thirrur nga opozita, Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në datën 10 shkurt në orën 16:30.

Në mesazhin ndërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar bëhet e ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të diskutuar rreth situatës politike në vend, por edhe aksionit opozitar, i cili do të kulmojë me protestën kombëtare të thirrur më 20 shkurt.

Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë do të jetë pa praninë e kryetarit Sali Berishës, pasi ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023, pasi dyshohet si i përfshirë në aferënb "Partizani".

partia demokratike

Sondazh

Poll