Politike

Ilham Aliyev fiton zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan, Rama: Mezi pres hapjen e ambasadës së re shqiptare në Baku

Komisioni Qendror Zgjedhor i Azerbajxhanit ka njoftuar se presidenti Ilham Aliyev ka marrë 92% të votave në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, sipas rezultateve paraprake.

7 Shkurt 2024, 21:56 Nga r.ll
Ilham Aliyev fiton zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan, Rama: Mezi pres
edi rama, ilhan aliyev

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Ilham Aliyev, i cili triumfoi në zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan. Përmes një postimi në platformën "X", Rama tha se mezi pret të ndihmojë në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Aliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Azerbajxhanit ka njoftuar se presidenti Ilham Aliyev ka marrë 92% të votave në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, sipas rezultateve paraprake.

Ky rezultat i jep Aliyev një mandat të pestë si president, pasi kishte pasuar të atin në tetor 2003. Në zgjedhjet e mëparshme në 2018, autoritetet zgjedhore njoftuan se ai kishte fituar 86% të votave. 

Votimi i së mërkurës u shoqërua me raportime të përhapura për mashtrime zgjedhore, me media të pavarura dhe aktivistë që postuan pamjet në internet që shfaqnin mbushje të kutive të votimit dhe shkelje të tjera.

iham aliyev edi rama zgjedhjet ne azerbajxhan

Sondazh

Poll