Politike

"U kërkoj falje familjarëve", Gjici përlotet në Gjykatë, avokatët: Alma Kaçi u pagua për të bërë videon në bashki

Në lidhje me ngjarjen ai është shprehur se kërkon pafajësi pasi nuk ka shkelur asnjë ligj.

7 Shkurt 2024, 16:47 Nga N.F

"U kërkoj falje familjarëve", Gjici përlotet në

Safet Gjici

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku ka dëshmuar në lidhje me video-skandalin e regjistruar disa muaj më parë ku dukej teksa kryente marrëdhënie me një grua në zyrë.

Në lidhje me ngjarjen ai është shprehur se kërkon pafajësi pasi nuk ka shkelur asnjë ligj. Teksa i kërkoi falje familjarëve të tij dhe banorëve të Kukësit, Gjici tha se nuk ka shkelur ligjin, por etikën.

“Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukësit,” tha i përlotur Gjici.

Mbrojta e Gjicit insiston që Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, ajo ka pasur komunikime me ish-kreun e këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Orucin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka gjetur pajisen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse ne bazë të akt ekspertimit të kart memories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi, nuk rezulton që të jetë e regjistruar aty.

“Pamjet janë gjetur tek një usb në banesën e Kaçit. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruci i ka dhënë prokure avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyetur Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën,” shprehet mbrojtja e Safet Gjicit.

 

safet gjici alma kaçi abedin oruçi

Sondazh

Poll