Aktualitet

Daily Mail: Gangsteri shqiptar që pretendon se ka copëtuar rivalët e tij mburret me jetën pas hekurave të burgut në Britani

Para se të arrestohej ai gjithashtu reklamonte punën e tij kriminale në Instagram, dhe jetën e tij luksoze.

7 Shkurt 2024, 18:33 Nga r.ll
Daily Mail: Gangsteri shqiptar që pretendon se ka copëtuar
selamet mehmetaj

BRITANI- Një bos shqiptar droge, i cili e quan veten "Djalli" dhe pretendon se kishte copëtuar rivalët e tij, së fundmi ka nisur të tregojë jetën e tij pas hekurave të qelisë në Britani.

Më këtë fjali e ka nisur, artikullin media britanike "Daily Mail", ku shkruan se Selamet Mehmetaj, i cili është dënuar me katër vjet e gjysmë për drejtimin e fabrikave të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, poston herë pas here foto nga burgu.

Mehmetaj postoi një foto disa ditë pasi u dënua, ku me sa duket kishte akses në një celular që dyshohet se ishte futur kontrabandë në burg. Para se të arrestohej ai gjithashtu reklamonte punën e tij kriminale në Instagram, dhe jetën e tij luksoze. Mehmetaj, i njohur ndryshe si Memzo është rikthyer në botën e rrjeteve sociale, ku tregon foto nga burgu me mbishkrimin "Jeta funit mo nona". 

Daily Mail: Gangsteri shqiptar që pretendon se ka copëtuar

Në vitin 2021, ai përshkroi sesi rrëmbeu dhe preu gishtat e një rivali që e kryqëzoi pasi Mail nisi një hetim për perandorinë e tij të trafikut të drogës. Po ashtu, Daily Mail shkruan se shqiptari ka postuar në platformën Tik tok makinën e tij të cilën e kishte nxjerrë në shitje.

30-vjeçari drejtonte dy ferma kanabisi të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës veriore, nga ku shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues që i ishte refuzuar kjo kërkesë. 

Ndërkohë pas denoncimit të bërë nga mediat për mbajtjen e telefonit brenda qelisë autoritetet kanë nisur një hetim për shqiptarin. Të burgosurit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në mediat sociale ose internet gjatë vuajtjes së dënimit dhe mbajtja e një telefoni celular në burg është e paligjshme dhe mund të rezultojë në akuza shtesë penale.

selamet mehmetaj

Sondazh

Poll