Aktualitet

Në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, në pranga 2 persona në Tiranë

Policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

7 Shkurt 2024, 08:46 Nga M.B
Në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, në pranga 2
Foto ilustruese

TIRANA- Një 33-vjeçar me inicialet J. B., dhe një 22-vjeçar me inicialet A. N., janë arrestuar në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli 2".

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 77 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

lende narkotike tirana

Sondazh

Poll