Bota

Roth pro vendimit të BQK për dinarin serb: Disa mund të bezdisen por edhe në Gjermani paguajmë me euro, jo dollarë ose paund

Vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit serb dhe përdorimin vetëm të euros ka hyrë dje në fuqi.

2 Shkurt 2024, 22:48 Nga r.ll
Roth pro vendimit të BQK për dinarin serb: Disa mund të bezdisen
michael roth

GJERMANI- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë rreth vendimit të BQK-së ndalimit e përdorimit të dinarit serb dhe përdorimin vetëm të euros.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth, duke i reaguar Ambasadës së Serbisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Ambasada kishte shkruar në platformën ‘X’ se Kosova ka ndërmarr hapin të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.

Vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit serb dhe përdorimin vetëm të euros ka hyrë dje në fuqi. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

michael roth

Sondazh

Poll

Bota 2 Shkurt 2024, 22:13 h.k

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Erdogan TURQI-Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të int...