Bota

Ndaluan kryetaren e opozitës të garojë në zgjedhje, SHBA forcon sanksionet ndaj Venezuelës

Ajo fitoi zgjedhjet paraprake me një shumicë të madhe votash, por gjykata e Lartë e Venezuelës i vendosi një ndalim 15-vjeçar të Machado që të kandidojë për poste publike. 

30 Janar 2024, 14:45 Nga E.d
Ndaluan kryetaren e opozitës të garojë në zgjedhje, SHBA
María Corina Machado.

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur disa sanksione ndaj Venezuelës, disa ditë pasi gjykata e lartë e vendit të Amerikës së Jugut miratoi një ndalim për kandidaten kryesore të opozitës, María Corina Machado. Ajo fitoi zgjedhjet paraprake me një shumicë të madhe votash, por gjykata e Lartë e Venezuelës i vendosi një ndalim 15-vjeçar të Machado që të kandidojë për poste publike. 

SHBA hoqi sanksionet e saj ndaj Venezuelës në tetor pasi qeveria e presidentit Nicolas Maduro arriti një marrëveshje me opozitën, duke hedhur disa nga bazat për zgjedhjet presidenciale të lira dhe të ndershme që do të mbahen në gjysmën e dytë të 2024. Jorge Rodríguez tha se procesi i ndalimit të Machado nga posti kishte qenë jashtëzakonisht i drejtë. Zyra Amerikane e Kontrollit të Pasurive të Huaja (Ofac) paralajmëroi kompanitë amerikane që bëjnë biznes me firmën shtetërore të minierave të Venezuelës që të përfundojnë marrëveshjet e tyre me kompaninë deri më 13 shkurt.

Fakti që qeveria amerikane rivendosi sanksionet ndaj sektorit të minierave, por nuk ka vendosur kufizimeve në industrinë e naftës, sugjeron se ajo po zgjedh një qasje graduale, duke treguar mosmiratimin e saj. Por në të njëjten kohë dhe duke lënë hapësirë ​​për sanksione më të rënda nëse ndalimi i Machado vazhdon.

maría corina machado. shba

Sondazh

Poll