Sport

Drejtësia spanjole mbyll dosjen e transplantit të mëlçisë së Eric Abidal…

Për shkak të mungesës së provave, drejtësia spanjole arriti në përfundimin se nuk kishte "të dhëna të mjaftueshme" por thjesht "dyshime dhe hamendje", në lidhje me hetimin për transplantin e mëlçisë të marrë nga Eric Abidal në 2012.

30 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA
Drejtësia spanjole mbyll dosjen e transplantit të
Éric Abidal kreu një transplant të mëlçisë në 2012

SPANJE - Sipas disa mediave spanjolle, hetimi rreth kushteve të transplantit të mëlçisë të marrë nga Eric Abidal në vitin 2012, nga një kushëri i tij, nuk dha asgjë. 

E rihapur pas dëgjimit të një bisede telefonike mes ish-presidentit të Barçës, Sandro Rosell dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij Juan José Castillo, ku ky i fundit pohoi “se klubi i kishte shpëtuar jetën mbrojtësit duke i blerë një mëlçi”, hetimi nuk ka arritur të grumbullojë "indicie të mjaftueshme", por thjesht "dyshime dhe hamendje" ndaj e ka mbyllur sërish këtë dosje.

Nuk është vërejtur asnjë parregullsi në pagesat e bëra nga Barça në favor të francezit midis viteve 2011 dhe 2013 dhe nëse hipoteza e trafikut të organeve doli në një moment të caktuar, asetet e donatorit, Gérard Armand, nuk kanë pësuar asnjë rritje të dukshme që nga ajo kohë e transplantimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll