Bota

Nxorri sekrete shtetërore, përfundon në burg ish-kryeministri i Pakistanit

Dënimi vjen një javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat atij i ndalohet të kandidojë.

30 Janar 2024, 09:13 Nga r.ll
Nxorri sekrete shtetërore, përfundon në burg ish-kryeministri i
imran khan

PAKISTAN- Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan është dënuar me 10 vjet burg pasi akuzohey për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Khan, i cili humbi në zgjedhje për kryeministër ndaj kundërshtarëve të tij në vitin 2022, tashmë po vuan një dënim prej tre vitesh burg pasi u dënua për korrupsion. Ai i ka quajtur të motivuara politikisht të gjitha akuzat ndaj tij.

Dënimi vjen një javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat atij i ndalohet të kandidojë. Ish-ministri i Jashtëm Shah Mahmood Qureshi u dënua gjithashtu me 10 vjet burg nga gjykata speciale, shkruan BBC.

Çështja sillet rreth rrjedhjes së supozuar të korrespondencës sekrete diplomatike të dërguar nga ambasadori i Pakistanit në Uashington në Islamabad kur Khan ishte kryeministër. Ai pretendoi se kishte marrë një kërcënim nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar qeverinë e tij dhe për ta rrëzuar atë si kryeministër, një akuzë që Uashingtoni e ka mohuar.

Partia Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) e Khan tha se do të kundërshtonte vendimin e gjykatës dhe e quajti atë një "rast fals". Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 8 shkurt, mes akuzave se PTI po pengohet nga autoritetet të bëjë fushatë. Khan ka qenë në burg që nga gushti dhe po lufton shumë çështje ligjore.

imran khan

Sondazh

Poll