Bota

Lajçak viziton Prishtinën, pritet takim me Bislimin për dialogun me Serbinë

Lajçak në Prishtinë pritet të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

30 Janar 2024, 08:17 Nga N.F
Lajçak viziton Prishtinën, pritet takim me Bislimin për
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak pas vizitës të hënën në Serbi do të qëndrojë në Kosovë për të diskutuar për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Lajçak në Prishtinë pritet të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin. Ende nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Lajçak pastakimit me Vuçiç ka ndarë në një postim në X se çfarë u diskutua ku u shpreh se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçië takimin me Lajçakun e ka vlerësuar si konstruktiv dhe shumë korrekt.

kosove lajcak bislimi

Sondazh

Poll