Art&Argëtim

Prej 14 ditësh në spital, Kate Middleton kthehet në shtëpi pas operacionit

Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha se princesha ishte kthyer në shtëpinë e saj në ëindsor për të vazhduar shërimin e saj pas operacionit ndërsa gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.

29 Janar 2024, 13:45 Nga N.F

 

Prej 14 ditësh në spital, Kate Middleton kthehet në
Kate Middleton dhe princ William

 

BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit, Kate Middleton u kthye sot në shtëpi pas një qëndrimi 14-ditor në Klinikën e Londrës në Marylebone pas operacionit abdominal. Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha se princesha ishte kthyer në shtëpinë e saj në ëindsor për të vazhduar shërimin e saj pas operacionit ndërsa gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.

Middleton pritet të kthehet në detyrat zyrtare pas Pashkëve por koha e saktë do të varet nga këshillat e mjekëve. Ndërkohë, Princi ëilliam do të kthehet në detyrat e tij publike pasi Kate të jetë mirë. Në të njëjtën kohë, Mbreti Charls qëndron sot i shtruar në të njëjtën klinikë, ku u shtrua tre ditë më parë për një operacion për shkak të zmadhimit të prostatës.

kate middleton spital operacion

Sondazh

Poll