Bota

"Zemra e Amerikës e rënduar"/ Vriten 3 ushtarë në Jordani dhe plagosen 25 të tjerë, Biden: Tani askush nuk do të falet

Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

28 Janar 2024, 18:03 Nga h.k
"Zemra e Amerikës e rënduar"/ Vriten 3 ushtarë në
Joe Biden

SHBA- Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me dron në Jordani. Komanda Qendrore e SHBA tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.

Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Vrasja e tre amerikanëve në Kullën 22 në Jordani pranë kufirit me Sirinë është një përshkallëzim i rëndësishëm i një situate tashmë të pasigurt në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke thënë se "Zemra e Amerikës është rënduar" dhe nga ana tjetë ka shtuar se ne nuk të falim.

joe biden

Sondazh

Poll