Bota

Ditë historike! Votohet kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, gazetari tregon detajin e veçantë në veshjen e Ahmetit dhe Xhaferit (VIDEO)

Vetë Xhaferi tha se kjo ngjarje, ndonëse është diçka e vonuar po ndodh në momentin e duhur, duke ju referuar edhe gjitha zhvillimeve politike në vend dhe rajon.

28 Janar 2024, 12:32 Nga r.ll
Ditë historike! Votohet kryeministri shqiptar në Maqedoninë e
kollarja e ahmetit dhe xhaferit

SHKUP- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur seanca për betimin e Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike. 

Për shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm sot është një ditë historike, pasi për herë të parë një shqiptar po votohet si kryeministër i qeverisë. Vetë Xhaferi tha se kjo ngjarje, ndonëse është diçka e vonuar po ndodh në momentin e duhur, duke ju referuar edhe gjitha zhvillimeve politike në vend dhe rajon.

Ai ka shprehur falenderimet e tij për kreun e BDI-së, ku ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. 

Gazetari Blendi Fevziu pak minuta para nisjes së seancës ndau një video për ndjekësit, ku shihej se Ahmeti dhe Xhaferi kishin qendisur në kallaret e tyre shkrimin "Kryeministri shqiptar 28 janar 2024".

Më herët u publikua edhe një video ku shihej Ahmeti duke kënduar këngë me çifteli në prag të betimit të Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

blendi fevziu talat xhaferi ali ahmeti

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2024, 11:11 N.F

Irani dërgon në orbitë tre satelitë

Foto ilustruese IRAN- Irani tha se ka lëshuar njëkohësisht tre satelitë në orbitë më 28 janar. Ky njoftim vjen pothuajse...