Bota

Ahmeti feston me këngë me çifteli në prag të betimit të Xhaferit si kryeministër të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se emërimi i tij në këtë pozitë është në kohën e duhur, ndonëse do të jetë qeveri teknike me mandat 100 ditësh.

28 Janar 2024, 12:00 Nga r.ll
Ahmeti feston me këngë me çifteli në prag të betimit
ali ahmeti

SHKUP- Politikani shqiptar, Ali Ahmeti, ka kënduar këngë me çifteli në prag të betimit të Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Videon e ka publikuar gazetari Adriatik Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook. 

Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se emërimi i tij në këtë pozitë është në kohën e duhur, ndonëse do të jetë qeveri teknike me mandat 100 ditësh.

Mandati i qeverisë teknik do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive. Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.

ali ahmeti talaxheri

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2024, 11:11 N.F

Irani dërgon në orbitë tre satelitë

Foto ilustruese IRAN- Irani tha se ka lëshuar njëkohësisht tre satelitë në orbitë më 28 janar. Ky njoftim vjen pothuajse...