Bota

Kryeministër dhe ministra shqiptarë në qeverinë teknike të RMV, Xhaferi dorëzon në Kuvendin maqedonas përbërjen dhe programin qeveritar

Pas marrjes së mandatit, Talat Xhaferi premtoi se e gjithë procedura për formimin e qeverisë teknike do të zhvillohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

27 Janar 2024, 16:30 Nga r.ll
Kryeministër dhe ministra shqiptarë në qeverinë teknike
talat xhaferri

SHKUP- Kryeministri për qeverinë e ardhshme teknike, Talat Xhaferi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen dhe programin e qeverisë teknike e cila do të ketë për detyrë të organizojë zgjedhjet në vend.

Pas marrjes së mandatit, Talat Xhaferi premtoi se e gjithë procedura për formimin e qeverisë teknike do të zhvillohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Më poshtë, përbërja e re qeveritare e propozuar nga Xhaferi:

Slavjanka Petrovska, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes
Pançe Toshkovski, ministre që do të jetë në krye të Ministrisë të Punëve të Brendshme
Krenar Loga, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë
Artan Grubi, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve
Bujar Osmani, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Financave
Kreshnik Bekteshi, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Ekonomisë
Ljupço Nikolovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave
Fatmir Mexhiti, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë,
Jeton Shaqiri, ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Gjoko Velkovski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale
Risto Penov, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Çështjeve të Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës
Azir Aliu, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
Blagoj Boçvarski, ministër që do të menaxhojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, 
Kaja Shukova, ministre që do të menaxhojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për ministrat pa ministri:

Bojan Mariçiç, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje evropiane
Fatmir Bytyçi, ministër pa portofol i ngarkuar me çështje ekonomike, koordinim i portofoleve ekonomike dhe investimeve, 
Slavica Grkovska, ministre pa portofol përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë.

Kujtojmë që të dielën Kuvendi do të zgjedh Qeverinë Teknike me kryeministër Talat Xhaferin. Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij formati të organit ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive. Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.

talat xhaferri

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2024, 15:43 M.B

Scholz: Të luftohet antisemitizmi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz. GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojn&eu...