Bota

Zbuloi telefonatën e presidentit të SHBA-së me atë të Ukrainës/ Avokati: Trump po vë informatorin në rrezik fizik

9 Nëntor 2019, 11:23 Nga DOSJA
Zbuloi telefonatën e presidentit të SHBA-së me atë të

SHBA- Avokati i kallzuesit anonim që nxiti procedurat për shkarkimin e presidentit Trump, pas paraqiti një ankesë pranë Inspektorit të Përgjithshëm për thirrjen telefonike të korrikut mes presidentit Trump dhe atij të Ukrainës. Avokati Andrew Bakaj përmes një letre dërguar Shtëpisë së Bardhë kërkoi që Trump të ndalë sulmet ndaj klientit të tij. Në letër avokati Bakaj kërkon nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë që ta këshillojë Trump-in për rrezikun ligjor dhe etik në të cilin vendos veten, nëse dikush dëmtohet fizikisht për shkak të veprimeve të tij ose zëvendësuesit të tij.

Në letër Bakaj shkruan; “presidenti është duke u përfshirë në retorikë dhe veprimtari që vendos klientin tim Informator të Komunitetit të Inteligjencës dhe familjen e tyre në rrezik fizik. Nëse ndokush mund të dëmtohet fizikisht, këshilltari im Mark Zaid dhe unë nuk do të hezitojmë të ndërmarrim masa dhe të siguroi që do të marrim të gjitha masat e duhura”, raporton FoxNews.

Presidenti Trump ka sulmuar në mënyrë të përsëritur informatorin në përpjekje për ta diskretituar atë dhe sëbashku me disa republikanë thanë se ai duhet të identifikohet. Ankesa që informatori paraqiti pranë Inspektorit të Përgjithshëm pretendon se Trump abuzoi me detyrën e tij duke i kërkuar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hetojë ish-Presidentin Joe Biden.

(E.S. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 8 Nëntor 2019, 19:23

SERBI-  Në kuadër të “Minishengenit Ballkanik”, presidenti serb, Alekasandër Vuçiç ka ftuar Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi në bisedime.“E rëndësi...