Rajoni

VIDEO/ Të shtëna armësh dhe njerëz që vrapojnë, dalin pamjet e sherrit në lokalin e natës në Prishtinë

Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panikë te qytetarët e pranishëm. Përleshjen me armë mes dy grupeve e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.
Featured image of article: VIDEO/ Të shtëna armësh dhe njerëz që vrapojnë, dalin pamjet e sherrit në lokalin e natës në Prishtinë Sherri në Kosovë

PRISHTINË- Ai kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti. Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kishin qenë të armatosur. Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex-it” janë gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës.

Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panikë te qytetarët e pranishëm. Përleshjen me armë mes dy grupeve e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Insajderin, zyrtari i Policisë për Informim, BajramKrasniqi, ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar nga gjuajtjet me armë. Ndërkohë nga QKUK-ja, mjeku kujdestar, Ejup Govori, ka treguar se gjendja e të plagosurve është stabile dhe të njëjtit janë dërguar në Klinikën e Ortopedisë.

“Ne jemi kujdestar në emergjencë, rasti  ka ndodh në ndërrimin e kaluar ata veç janë transferuar në klinikën e ortopedisë, e di që kanë qenë të plaguar”, ka thënë Govori.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në problem në kryeqytet. Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

(Marrë nga Insajderi)

Shto Koment