Politike

Rama i sëmurë?! Shtohen zërat…Kryeministri 9 ditë pa asnjë dalje publike, të ‘besuarit’ i nxjerrin sekretin

Por…ai nuk erdhi. Burime pranë kryeministrit flasin për probleme shëndetësore të Edi Ramës, të cilat së fundmi e kanë kushtëzuar nga disa vepritari publike të parashikuara.
Featured image of article: Rama i sëmurë?! Shtohen zërat…Kryeministri 9 ditë pa asnjë dalje publike, të ‘besuarit’ i nxjerrin sekretin Edi Rama duke dhuruar gjak
Përditësuar:

TIRANE- Pas lajmit të Dosja.al një javë më parë shtohen zërat se kryeministri Edi Rama ka probleme shëndetësore që e kanë detyruar të anulojë disa takime, edhe Abc News.al shkruan se kryeministri ka probleme shëndetësore. Anulimi në minutën e fundit të Kongresit të Delegatëve të PS, hedh dyshime të tjera për shëndetin e kryeministrit. Burime të afërta thonë se ai ka probleme shëndetësore, ndërkohë që vetë i ka mohuar. Mos-dalja e sotme shënon 9 ditë që kryeministri nuk ka bërë asnjë dalje publike, përjashto takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, i cili mund të jetë transmetuar jo në kohë reale, por me regjistrim si në shumë raste të tjera.

Shkrimi i plotë i ABC NEWS:

Edi Rama mungoi sot në një aktivitet të PS-së së Tiranës, ku në mëngjes u njoftua se kryeministri do të ishte i pranishëm. Burimet flasin për probleme shëndetësore të kreut të qeverisë, i cili së fundmi ka munguar në disa ngjarje të njoftuar.

Vetë Rama e argumentoi mungesën duke thënë se kishte pasur një mbledhje pune për një ligj special kundër KCK-së. Teksa Elisa Spiropali po kërkonte një mandat të tretë kryeministror për të, Edi Rama nuk doli përpara strutkurave të PS-së për qarkun Tiranë.

Prej ditës, simpatizantët ishin njoftuar për takim me kryeministërin, sic tregohet nga ky poster, e po ashtu, në orën 9 të mëngjesit të kësaj të shtune, edhe media, u njoftua për aktivitet më praninë e Edi Ramës.

Por…ai nuk erdhi. Burime pranë kryeministrit flasin për probleme shëndetësore të Edi Ramës, të cilat së fundmi e kanë kushtëzuar nga disa vepritari publike të parashikuara.

Erjon Veliaj që mori timonin e partisë në mungesë të Ramës, tha se kryeministri ishte duke i ndjekur.  Por Edi Rama njofton se nuk ka qenë përpara tv duke pritur përshëndetjen e militantëve, por duke punuar.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”.

Ky reagim ngre disa pikëpyetje:

-A nuk e dinte zyra e shtypit e PS-së që Rama kishte takim për KCK-në në mëngjes që njoftoi se kryeministri do të vinte tek takimi i partisë?

-Kush është në grupin e punës së kryeministrit për ligjin kundër gjyqtarve e prokurorëve abuzivë, kur të gjithë deputetët socialistë të ligjeve ishin në takimin e partisë?

Ky nuk hera e parë që Rama mungon në një aktivitet publik.

Ai nuk e takoi presidentit maqedonas Pendarovski, dhe zyra e këtij të fundit njoftoi se Rama e anuloi për arsye shëndetësore. Po ashtu, Rama nuk mori pjesë të hënën në interpelancën parlamentare për Alvin Berishën, dhe pse Gramoz Ruçi e kishte  vendosur në rend dite.

Një lloj me sot në strukturat e Tiranës, të mërkurën Rama mungoi dhe në takimin me strukturat e qarkut Elbasan. Marrë nga Abc News.al

(F.g.dosja.al)

Shto Koment