Sport

Urrejtja serbe nuk njeh kufij, artikull kushtuar Granit Xhakës: Shqiptari qyqar

9 Nëntor 2019, 16:49 Nga DOSJA
Urrejtja serbe nuk njeh kufij, artikull kushtuar Granit Xhakës: Shqiptari

SERBI- Urrejtja serbe ndaj shqiptarëve shfaqet shpesh herë në artikujt e tyre dhe këtyre artikujve nuk iu ka shpëtuar as futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka. Në artikullin e fundit shkruar nga gazeta “Informeri”, Xhaka është cilësuar si “siptarska kukavica”, që do të thotë “shqiptari qyqar”. Media serbe shkruan se Xhaka ka frikë të ballafaqohet me tifozët e tij, pas incidentit të ndodhur në lojën kundër Kristal Palas.

Artikulli në mediat serbe:

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri tha se Granit Xhaka ka kërkuar të mos luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Lesterit. Kjo pasi Xhaka u përlesh me tifozët e Arsenalit në ndeshjen e 27 tetorit kundër Crystal Palace. Përleshja e tij me tifozët ndodhi sepse ata fërshëllyen kundër tij duke i thënë se po luan dobet dhe ai iu përvesh tifozëve duke bërë gjeste të ndryshme. Më pas ai ka hequr fanellën e tij rrugës për në tunel. “Unë fola me të për mënyrën sesi ndihet tani, sepse po bën të pamundurën dhe po stërvitet mirë. Ai më tha që nuk ishte në gjendje të luante për momentin dhe ne do ta presim atë”, tha për mediat trajneri Emeri.

Lesteri do të presë nesër në raundin e 12-të të Premier League. Lester aktualisht është i treti në tabelë me 23 pikë, ndërsa Arsenali është i pesti me gjashtë pikë më pak.

(E.S. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport granit xhaka mediat serbe granit xhaka mediat serbe

Sondazh

Poll