Sport

VIDEO/ Publikohen pamjet e rënda, si u ekzekutua me 6 plumba kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit

5 Nëntor 2019, 09:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Publikohen pamjet e rënda, si u ekzekutua me 6 plumba kreu i

SERBI- Të tjera pamje janë publikuar për vrasjen e kreut të tifozëve të Partizanit të Beogradit. Fvrasja e drejtuesit të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç, tronditi kryeqytetin serb mbrëmjen e 1 nëntorit.

Ngjarja tragjike ndodhi në një nga rrugicat e Beogradit, ku 37-vjeçari u qëllua me gjashtë plumba, duke ndërruar jetë në vend.

Siç shihet dhe nga video e publikuar nga mediat serbe, Markoviç ka dalluar autorët e vrasjes dhe është larguar më vrap, por nuk u ka shpëtuar dot plumbave.

Pasi ka bërë vetëm disa metra vrap ai është rrëzuar në tokë, pasi është qëlluar më pistoletë dhe ka marrë disa plumba në trup.

Ljubomir Kica Markoviç është një nga tifozët më të njohur të Partizanit të Beogradit dhe fitoi shumë reuptacion pasi njihej si një drejtues i zoti. Më herët, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. Mirëpo, pas vendimit të apelit, dënimi iu ul me 13 vite.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alcatraz ljubomir kica markoviç partizani i serbisë alcatraz ljubomir kica markoviç partizani i serbisë

Sondazh

Poll