Sport

Më në fund marrëveshje! Stadiumi i ri do të mbajë emrin e “Air Albania”, kompania fluturuese do të paguajë 65

9 Nëntor 2019, 11:34 Nga DOSJA
Më në fund marrëveshje! Stadiumi i ri do të mbajë emrin

Arena Kombëtarë do të quhet tashmë “Air Albania Stadium”. Njësoj si kompania fluturuese shqiptare, i njëjti emër do të mbajë edhe stadiumi, për një vlerë jo të vogël por plot 650 mijë euro në vit.

Kjo është shuma që sipas marrëveshjes, kompania “Air Albania” do të paguajë për stadiumin e ri.

Inagurimi impiantit modern do të bëhet më datë 17 nëntor në ndeshjen Shqipëri-Francë. Në garë për emrin e ri të stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera, por me sa duket oferta e “Air Albania” ka qenë më bindëse.

Stadiumi i ri nisi të ndërtohej në vitin 2016 dhe kostoja e tij kap vlerën e plot 75 milionë eurove. Me 22 mijë vende, stadiumi “Air Albania” është një nga stadiumet më të shtrenjta, ku një stol ka vlerën e 3 mijë eurove kosto ndërtimi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium emri i stadiumit ndeshja shqiperi-france air albania stadium emri i stadiumit ndeshja shqiperi-france

Sondazh

Poll