Bota

I dyshuar si porositësi i vrasjes së Liridonës, çfarë dëshmoi për tre orë në Prokurori Naim Murseli

Murseli dhe dy të tjerët, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ndodhen në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt.

24 Janar 2024, 21:16 Nga r.ll
I dyshuar si porositësi i vrasjes së Liridonës, çfarë
naimi dhe liridona

KOSOVË- Naim Murseli, i arrestuar pak kohë më parë si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, ka dëshmuar sot për rreth tre orë për ngjarjen në Prokurori. 

Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila tha se dëshmia e Murselit nuk është e njëjta me ata të publikuar më herët.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.

“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë Zhinipotoku.

Murseli dhe dy të tjerët, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ndodhen në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt.

liridona ademaj naim murseli

Sondazh

Poll