Art&Argëtim

FOTO/ Kate Moss rikrijon pamjen e Marilyn Monroe

E zhytur në bizhuteri, Moss dha më të mirën në imitimin yllit të ndjerë duke ngritur krahët në ajër dhe duke pozuar përkrah një grupi kërcimtarësh meshkuj.

23 Janar 2024, 13:02 Nga M.B

 

FOTO/ Kate Moss rikrijon pamjen e Marilyn Monroe
Kate Moss dhe Marilyn Monroe

 

SHBA- 70 vite pasi Marilyn Monroe magjepsi Hollivudit në “Gentleman Prefer Blondes”, Kate Moss ka rikrijuar pamjen e saj për fushatën e re Charlotte Tilbury. Supermodelja kishte veshur një fustan rozë pa rripa, të ngjashëm me krijimtarinë e Monroe të William Travilla dhe doreza mbi bërryl, me flokët e saj bionde kaçurrela të stilit të viteve 1950. E zhytur në bizhuteri, Moss dha më të mirën në imitimin yllit të ndjerë duke ngritur krahët në ajër dhe duke pozuar përkrah një grupi kërcimtarësh meshkuj. Asaj iu bashkua supermodelja Jourdan Dunn e cila është gjithashtu e rregullt në fushatat e Tilbury, për të promovuar lançimin e buzëkuqëve të saj të rinj “Hollywood Beauty Icons”.

“Ne gjithmonë kemi kaq shumë kënaqësi duke u veshur në xhirime dhe kjo fushatë e çoi atë në një nivel tjetër, ne vërtet mishëruam ikonat e Hollivudit të së shkuarës dhe të tashmes”, tha Moss.

 

 

 

 

marilyn monroe kate moss

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Janar 2024, 20:17 h.k

Hedy Lamar, gruaja që shpiku WiFi-n

Foto ilustruese SHBA-Hedy Lamar ishte një ikonë bukurie. Ajo u nda nga jeta më 19 Janar të vitit 2000 duke lënë pas një...