Bota

Lufta në Gaza, Ish-kryeministri izraelit: Izraeli nuk mund të shpallë fitoren pa shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit

Barak shtoi se Izraeli nuk mund të shpallë fitoren pa shkatërruar aftësitë ushtarake të Hamasit.

24 Janar 2024, 08:55 Nga N.F
Lufta në Gaza, Ish-kryeministri izraelit: Izraeli nuk mund të
Ehud Barak dhe Netanyahu

IZRAEL- Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak në një deklaratë së fundmi është shprehur se Izraelit i duhen zgjedhjet për të shmangur “zhytjen në baltën e Gazës”. Barak shtoi se Izraeli nuk mund të shpallë fitoren pa shkatërruar aftësitë ushtarake të Hamasit.

“Izraeli nuk mund të shpallë fitoren pa shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit. Por, që Hamasi të fitojë, ai thjesht duhet të mbijetojë. Edhe nëse Izraeli vret (udhëheqësin e Hamasit në Gaza, Yahya) Sinëar, ata përsëri do të mbijetojnë. Mënyra e vetme për të dalë nga konflikti janë zgjedhjet e menjëhershme”, tha Barak në një intervistë për thetelegraph.


Më tej ai tha se ka një “vakum lidershipi” në Izrael, duke fajësuar kryeministrin aktual, Netanyahu për refuzimin e “një kërkese të qartë që vjen nga kabineti i brendshëm” për të diskutuar dhe shqyrtuar planet e pasluftës për Rripin e Gazës.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se 80 për qind e të rriturve, përfshirë shumicën e partisë së tij, Netanyahun e shohin si njeriun kryesor për gjithë këtë dështim. Rreth gjysma prisnin që ai të jepte dorëheqje menjëherë pas 7 tetorit. Atë ditë, Netanyahu humbi plotësisht besimin e publikut”, shtoi ai.

Barak, i cili më parë shërbeu në një koalicion me Netanyahun në vitin 2011, që atëherë është bërë një kritik i ashpër i kryeministrit dhe ishte një figurë e zëshme në protestat e vitit të kaluar mbi riorganizimin e gjyqësorit. Ai vazhdimisht ka bërë thirrje për mosbindje civile, gjë që ka sjellë dënime të ashpra nga figurat e koalicionit.

ehud barak netanyahu izrael

Sondazh

Poll