Bota

Shefi i OKB- së: Refuzimi i Izraelit për zgjidhje me dy shtete është i papranueshëm

Zgjidhja me dy shtete është propozuar prej kohësh si shpresa më e mirë për paqen në konfliktin izraelito-palestinez. Ajo do të shihte një shtet të pavarur palestinez të krijuar së bashku me atë ekzistues të Izraelit, duke u dhënë të dy popujve territorin e tyre.

23 Janar 2024, 22:04 Nga r.ll
Shefi i OKB- së: Refuzimi i Izraelit për zgjidhje me dy shtete
antonio guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kritikuar Izraelin për refuzimin e tij të një zgjidhjeje me dy shtete, pasi kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu tha javën e kaluar se ai nuk do ta pranonte një shtet palestinez.

Guterres tha se refuzimi i qartë dhe i përsëritur nga niveli më i lartë të qeverisë izraelite ishte i papranueshëm. Zgjidhja me dy shtete është propozuar prej kohësh si shpresa më e mirë për paqen në konfliktin izraelito-palestinez. Ajo do të shihte një shtet të pavarur palestinez të krijuar së bashku me atë ekzistues të Izraelit, duke u dhënë të dy popujve territorin e tyre.

"E gjithë popullsia e Gazës po përballon shkatërrimin në një shkallë dhe shpejtësi pa paralele në historinë e fundit," i tha Guterres. "Asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.", tha shefi i OKB-së, shkruajnë mediat e huaja. 

Situata humanitare në enklavën palestineze është e tmerrshme, tha ai, duke shtuar, se populli i Gazës jo vetëm që rrezikon të vritet ose plagoset nga bombardimet e pamëshirshme, por gjithashtu ka një shans në rritje për t'u prekur nga sëmundje infektive si hepatiti A, dizenteria, kolera.  Guterres kritikoi gjithashtu atë që ai tha se ishte bllokimi i ndihmës nga Izraeli për Gazën.

Ai tha se zyrtarët e OKB-së po përballeshin me një proces të vështirë të verifikimeve të ndihmës me refuzime të shumta të pajustifikuara të sendeve shumë të nevojshme. Shumica e misioneve të planifikuara të ndihmës në janar u mohuan nga Izraeli, tha ai.

antonio guterres lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll