Bota

E para u refuzua nga gjykata, presidenti i Polonisë fal për herë të dytë dy ish-ministra të dënuar për shpërdorim detyre

Duda, i cili është një aleat i PiS, i kishte falur të dy kur u dënuan për herë të parë me tre vjet burg në vitin 2015, por Gjykata e Lartë e zhvlerësoi veprimin e tij me arsyetimin se falja presidenciale nuk mund të jepet pa u finalizuar më parë çështja.

23 Janar 2024, 20:32 Nga r.ll
E para u refuzua nga gjykata, presidenti i Polonisë fal për herë
andrzej duda

POLONI- Presidenti polak Andrzej Duda ka falur dy anëtarë të qeverisë së mëparshme dhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre, siç kërkohet nga partia tashmë opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Ish-ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Vojšić përfunduan në burg në fillim të këtij muaji pasi u dënuan për shpërdorim detyre në një rast që daton që nga viti 2007. Të dy kanë hyrë në grevë urie, duke argumentuar se janë të burgosur politikë, ndërsa dhjetëra mijëra e mbështetësve të PiS dolën në rrugë për të protestuar për lirimin e tyre. 

Duda, i cili është një aleat i PiS, i kishte falur të dy kur u dënuan për herë të parë me tre vjet burg në vitin 2015, por Gjykata e Lartë e zhvlerësoi veprimin e tij me arsyetimin se falja presidenciale nuk mund të jepet pa u finalizuar më parë çështja. Në dhjetor, Kaminski dhe Wojcik u dënuan përsëri, këtë herë me dy vjet burg, shkruajnë mediat e huaja.  Menjëherë Duda njoftoi se kishte nisur procesin e faljes, për herë të dytë.

“Për sa më përket mua, ata tashmë janë falur, por duke pasur parasysh trazirat sociale, kam vendosur që të nis procesin për falje të re”, tha ai në deklaratën e tij. “I kërkoj ministrit të Drejtësisë lirimin e menjëhershëm të të dy zotërinjve”, shtoi ai.

Më herët, ministri i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Adam Bodnar tha se sipas tij dy politikanët nuk duhet të falen. Kryeministri i ri i Polonisë, Donald Tusk, po premton të ndryshojë disa nga politikat e vendosura nga PiS gjatë sundimit të tij tetë-vjeçar dhe të ndëshkojë zyrtarët për abuzim në krye të detyrës.

andrzej duda

Sondazh

Poll